Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin ka bërë “një gabim të madh” duke deklaruar pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në marrëveshjen bërthamore me SHBA-në.
Bideni e ka bërë këtë koment para gazetarëve me të arritur në Pallatin presidencial në Varshavë, për samitin e vendeve të Evropës Lindore që janë pjesë e NATO-s, i cili po vazhdon të zhvillohet, raportoi BBC-ja.
Presidenti rus, Putini ka bërë të ditur të martën se Rusia po e pezullonte pjesëmarrjen e saj në traktatin e vitit 2010 me SHBA-në. Traktati kufizon mbushjet bërthamore të vendosura të secilit vend në 1550 – pavarësisht se të dy palët e kanë zgjatur kohët e fundit atë për pesë vjet të tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni mbledh aleatët e NATO-s, Putini kthen kokën kah Kina
-
Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin me SHBA-në për armët bërthamore
-
Vendimi i Bidenit për armët me rreze të gjatë shkakton zemërim në Moskë
-
Gafa e Bidenit – E quan Zelenskyn "Putin" e Harrisin "Trump"
-
Biden thotë se bllokimi i ndihmës për Ukrainën do të ishte “dhuratë Krishtlindjeje” për Putinin