Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Civilët kujtojnë tmerrin që kaluan për të ikur nga qytetet ukrainase

Civilët kujtojnë tmerrin që kaluan për të ikur nga qytetet ukrainase

Ndërsa mijëra ukrainas vazhdojnë të ikin nga pjesët e pushtuara të Ukrainës jugore nga Rusia, ata përballen me ngacmim nga trupat ruse, ndonjëherë duke u sulmuar, shkroi të shtunën CNN.

Shumë njerëz që kanë udhëtuar jashtë rajonit të Khersonit, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit, tregojnë për frikën.

Zyrtarët ukrainas thanë se rusët kanë bllokuar daljet nga Khersoni në zonat e kontrolluara nga qeveria ukrainase dhe po përpiqen të dërgojnë të gjithë ata që duan të largohen në Krime.

Ata thonë se rusët kanë intensifikuar patrullimet dhe kanë shtuar numrin e pikave të kontrollit.

Disa njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur kur autokolonat e tyre u bllokuan në atë që njihet si "zona gri" midis linjave ruse dhe ukrainase.

Edhe Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Kherson të Ukrainës Botë Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Kherson të Ukrainës

Të paktën dy autokolona u rrethuan për ditë të tëra rreth Davydiv Brid, një fshat i vendosur në toka bujqësore ku takohen rajonet e Khersonit dhe Zaporizhzhias.

Zyra e Prokurorit tha se mbledhja e provave është e vështirë për shkak se zona është vazhdimisht nën zjarr.

Petro është një nga civilët që po përpiqej të futej në Kherson.

“Dëgjova zhurma në qiell. Vrapuam për në strehën më të afër, ramë në tokë dhe filluam të luteshim. Kur dola jashtë pashë se ishte goditur një vend afër kolonës sonë”, tha ai.

Më të keqen, ai tha se e priti më pas.

“Një tjetër shpërthim ndodhi edhe më afër. Xhamat e autobusëve ranë mbi mua, autobusët u shkatërruan”.

Edhe Pamje të rënda, 17 granatime në Khersonin e çliruar Botë Pamje të rënda, 17 granatime në Khersonin e çliruar

Petro pa dhjetëra automjete të shkatërruara dhe disa trupa.

“Shumë gjak, shumë njerëz të lënduar, ata po bërtisnin”.