Grupi rebel nga Jemeni, Houthi, vazhdoi të sulmonte anijet në Detin e Kuq dhe këtë herë u godit cisterna “Trafigure”, e cila, sipas përfaqësuesve të kompanisë, po transportonte naftë me origjinë ruse.
Cisterna është goditur nga një raketë teksa po largohej nga Deti i Kuq, shkruan Bloomberg.
Pas sulmit shpërtheu zjarri në anije, i cili u shua më pas.
Rebelët Houthi morën përgjegjësinë për sulmin. Sipas të dhënave, anija e mori ngarkesën me origjinë ruse në Gjirin e Lakonisë në Greqinë jugore.
Zona luan rol kyç në furnizimin me naftë ruse në tregun botëror, si dhe në transportin e dërgesave nën tavanin e çmimit.
Edhe
Rebelët Houthi sulmojnë dy anije në Detin e Kuq
Fakti që një gjigant i tillë tregu si “Trafigure” përdor këtë rrugë flet shumë për faktin se kompanitë globale janë të gatshme të përdorin metoda jo transparente për eksportimin e produkteve ruse të energjisë.
Ky është lajm i keq edhe për Rusinë, sepse pikërisht përmes Detit të Kuq bëhet eksporti “i zi” i produkteve ruse të energjisë për klientët në Azi.