Një cisternë me flamurin filipinas që transportonte 1.4 milionë litra naftë u përmbys në det në Manila, kanë konfirmuar autoritetet, ndërsa përpiqen të parandalojnë përhapjen e derdhjes së naftës që do të ishte fatkeqësi për detin dhe brigjet, shkruan BBC.
Cisterna u përmbys pasi shirat e dendur, të nxitur nga tajfuni Gaemi dhe musoni sezonal, goditën Manilan dhe zonat fqinje ditëve të fundit.
Për shkak se nuk kishte paralajmërim për stuhi kur cisterna u përmbys, ekuipazhi nuk zbatoi rregullat e lundrimit në mot të keq, ka thënë në një deklaratë zëdhënësi i Rojës Bregdetare, Armando Balilo.
Një anëtar ekuipazhi vdiq pas përmbysjes së cisternës afër kryeqytetit të Filipineve. 16 të tjerë u shpëtuan.
Rojet Bregdetare po vendosin barriera për të frenuar përhapjen e naftës në det.
Edhe
Shpërthim në një varkë peshkimi në Filipine, 6 anëtarë të bordit të vdekur
Ata vlerësuan se nëse e gjithë nafta në cisternë do të rrjedhë, do të ishte derdhja më e madhe e naftës në historinë e Filipineve, e cila kërcënon veçanërisht bregdetin e Manilas.
Mijëra peshkatarë dhe punëtorë turistikë varen nga ujërat e Filipineve për aktivitetet e tyre të peshkimit dhe turizmit.
-
23 të vdekur e gjashtë të zhdukur nga përmbysja e një varke në Filipine
-
Zjarr në një traget pasagjerësh në Filipine, pesë viktima dhe dhjetëra të zhdukur
-
8 viktima në Filipine e mbi një milion të evakuuar në Kinë nga tajfuni “Dolphin”
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine