Botë

Çifti izraelit arrestohet në Turqi pasi fotografoi shtëpinë e presidentit Erdogan

Një çift izraelit është arrestuar ditë më parë në Turqi pasi thuhet se kishin fotografuar shtëpinë e presidentit Recep Erdogan.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti rreth të dyzetave fotografoi shtëpinë e të parit të Turqisë, derisa thanë se nuk e dinin se një gjë e tillë ishte e paligjshme, dhe të njëjtit u akuzuan për spiunazh. Ata ua dërguan miqve fotografitë në Whatsapp, me mbishkrimin "një shtëpi shumë e bukur".

Familjarët e tyre morën vesh u arrestuan dhe thanë se akti nuk kishte të bënte asgjë për spiunazh.