As koronavirusi nuk arriti të mposhte dashurinë për më shumë se 60 vite, të dy të moshuarve në Britaninë e Madhe.
Gillian England, 88 vjeç dhe bashkëshorti i saj 91-vjeçar Micheal, kaluan tre javë në spital pasi iu shfaqën simptoma të COVID-19. Bëhet e ditur që gjendja shëndetësore e çiftit nisi të rikuperohej dhe ata tashmë do ta vazhdojnë trajtimin nga shtëpia. Sipas mjekëve, forca e tyre për përballimin e sëmundjes, buronte nga dashuria që kishin për njëri-tjetrin. Pasi kanë lënë pas krahëve sëmundjen, familjarët dhe vetë çifti kanë falënderuar mjekët dhe infermierët që u kujdesën për ta.
“Falënderoj stafin mjekësor që u kujdes për mua dhe bashkëshortin. Jam vërtet e lumtur që arritëm të shërohem”, tha Gillian./Tch/
-
107-vjeçarja feston ditëlindjen pas shërimit të plotë nga COVID-19
-
Pas 70 vjetëve martesë, Derek e Margaret vdiqën nga koronavirusi
-
Burrë e grua me 70 vjet martesë, vdiqën brenda pak minutash nga COVID-19, tri ditë para vaksinimit
-
Çifti i 90-vjeçarëve fiton betejën me Covid-19
-
Pret të bëhet 104 vjeç, burri nga Alabama mposht COVID-19