Bisedimet rreth zgjidhjes së çështjes së emrit, pritet të jetë njëra ndër temat kryesore të mbledhjes së nesërme të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian që mbahet në Bruksel.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini gjatë kësaj mbledhjeje do t’i njoftoj ministrat e 28 vendeve mbi procesin e bisedimeve derisa dy ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë pritet të vazhdojnë bisedimet në Bruksel edhe pse një gjë e tillë ende nuk konfirmohet nga Ministria e Jashtme maqedonase.
Duke u bazuar në qëndrimet e disa vendeve anëtare të BE-së të cilat kundërshtojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë analisti Nikolla Dujovski thotë se zgjidhja e çështjes sa vjen e zbehet, mirëpo sipas tij edhe në rast të dështimit të negociatave Maqedonia duhet të vazhdojë me përkushtim të punojë drejt integrimit euro-atlantik. As takimi i ardhshëm i Brukselit sipas tij, nuk do të rezultojë i suksesshëm.
“Nuk do të ishte befasi të mos marrim datë për fillim të negociatave. Sa vjen e më shumë puna shkon në atë drejtim, posaçërisht sjellja e dy vendeve të cilat tradicionalisht kujdesen për Bashkimin Evropian, Franca dhe Holanda, atje pa konsensus nuk mund të ketë asnjë përparim. Megjithatë Maqedonia do të vazhdojë me bisedimet. Me shumë gjasë nuk do të ketë sukses as në bisedimet e ditëve të ardhshme, por kjo nuk guxon të na dëshpërojë dhe të na largojë nga ajo rrugë. 2:40 Kjo do të thotë që ata forca retrograde të cilat në gjithë Ballkanin janë prezentë do të fuqizohen, dhe ajo sigurisht do të jetë sulm ndaj popullaritetit të Qeverisë Zaev. Por se diçka e veçantë do të ndodhë, apo se Maqedonia do të shkojë mbrapa për shkak të kësaj, nuk besoj”– deklaroi analisti Nikolla Dujovski.
-
Mogherini optimiste për zgjidhjen e kontestit Maqedoni-Greqi
-
Nuk ka përparim për emrin e Maqedonisë, shpresë te Brukseli
-
Mogherini mblodhi në Bruksel liderët e rajonit, diskutuan për zhvillimet në Ballkan
-
BE në mëdyshje rreth nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e V
-
Samitit të liderëve të BE-së i prin takimi i ambasadorëve në Bruksel