Autoritetet në Çeki kanë arrestuar pesë adoleshentë për qëndrime radikale të formësuara në internet nga grupi i Shtetit Islamik dhe dy prej tyre janë akuzuar për krime terrorizmi për një tentim për t’i vënë zjarrin një sinagoge.
Bretislav Brejcha, drejtor i Departamentit anti-terrorizëm, ka thënë se shumica e të dyshuarve janë nën 18 vjeç. Ata u arrestuan mes shkurtit e qershorit si rezultat i një hetimi ndërkombëtar, raportoi AP.
Pesë të dyshuarit po promovonin përmbajtje urrejtjeje në rrjete sociale kundër minoriteteve, komunitetit LGBTQ+ dhe hebrenjve. Gjatë bastisjeve, u sekuestruan edhe armë të ndryshme.
Akuzat kundër tyre përfshijnë krime të lidhura me urrejtje, promovim dhe mbështetje të terrorizmit dhe tentim për sulm terrorist.
Të dyshuarit ishin të përfshirë në grupe online ku rekrutoheshin luftëtarë për IS-in në Siri.
-
Autoritetet gjermane arrestojnë disa adoleshentë të dyshuar për formimin e një grupi terrorist
-
Arrestohet adoleshenti që planifikoi sulm në një stacion treni në Austri
-
Tre të arrestuar në Gjermani, po përgatisnin sulm ekstremist
-
Arrestohen një grup adoleshentësh në Poloni pasi paralajmëruan të premte “të përgjakshme”
-
Pesë të arrestuar për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve