Ish-kolumnistja Jean Carroll është paraqitur para gjyqit të mërkurën për padinë për shpifje kundër ish-presidentit Donald Trump.
“Jam këtu sepse Donald Trump më përdhunoi, dhe kur shkrova për këtë, ai tha se nuk kishte ndodhur”, dëshmoi Carroll.
“Ai gënjeu dhe e shkatërroi reputacionin tim, dhe jam këtu që të përpiqem ta rikthej jetën time”.
Carroll po e padit Trumpin për shpifje, duke pretenduar se ai e përdhunoi në një dhomë zhveshjeje në pranverën e vitit 1996 dhe se shpifi për të me vite kur doli publikisht me pretendimet e saj, raportoi CNN.
Trumpi në vazhdimësi i ka mohuar pretendimet e saj.
Edhe
Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit për sulm seksual
Para saj, dëshmoi menaxherja ku Carroll kishte punuar atë kohë, Cheryl Beall. Ajo dha informacione për strukturën e dyqanit dhe rregullat.