Dje banka Caixabank, banka e tretë më e madhe në Spanjë, ka thënë se sot do të merret vendimi për transferimin e saj nga Katalonja.
LEXO EDHE: Kompania më e madhe katalane të premten vendos për transferim nga Katalonja
Siç raporton Reuters, bordi ka rënë dakord që banka të transferohet me zyrat e saj në Valencia, transmeton Koha.net.
Caixabank ka konfirmuar këtë duke shtuar se vendimi është marrë për shkak të situatës aktuale politike dhe sociale në Katalonja.