Botë

Kompania më e madhe katalane të premten vendos për transferim nga Katalonja

Kompania më e madhe katalane sipas vlerës së tregut, njëherësh banka e tretë më e madhe në Spanjë, Caixabank, të premten merr një vendim për transferimin e saj.

Bordi i kësaj kompanie, të premten takohet për të diskutuar një transferim të mundshëm sa më larg Katalonjës, kjo për shkak të pasigurisë politike në rajon, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se kreu i Katalonjës planifikon të deklarojë pavarësinë nga Spanja në mënyrë të njëanshme pasi mbajti referendumin e ndaluar.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese sot ka ndaluar sesionin e parlamentit katalan deri për të hënën, ku liderët lokalë pritet të bien dakord për shkëputje.