Shumë tigrejas u rreshtuan në radhët e luftës. Por burri që numëron të vdekurit është në Suedi. Ai menjëherë vendosi të bënte diçka për të ndihmuar bashkëkombësit. Në banesën e tij të vogël në Stokholm, Desta Haileselassie përdori shkathtësitë e tij për të përpiluar një listë të viktimave tigrejase me emër e mbiemër
Njeriu që i numëron të vdekurit po sheh gjithkah.
Ata i ka në listat dorëshkrim të emrave që janë nxjerrë nga rajoni, që me luftën e tij po e trazon botën. Janë edhe në imazhet e njerëzve të qëlluar dhe të hedhura kudo, qoftë edhe në lumenj. Ka edhe të vrarë të pavarrosur. Janë njoftime që i merr prej njoftimeve në mediat sociale, postuar prej familjarëve të viktimave.
Janë këto të dhëna që i shfaqen me të ndezur kompjuterin në mëngjes për të parë çfarë mesazhesh i kanë shkuar. Po i shfaqen edhe në ëndrra.
Të jetosh me imazhet e luftës
Ka më shumë se një vit që ai jeton me të vdekurit, qëkur plasi lufta në nëntorin e kaluar në rajonin Tigrej në Etiopi. Tigrejasit, pakicë prej gjashtë milionë anëtarësh, janë përplasur vazhdimisht me kryeministrin Abiy Ahmed, fitues i çmimit “Nobel” për paqe të vitit 2019. Por ai tashmë është kthyer në urdhërues të vrasjeve pa dallim. Përplasja është kthyer në luftë ndëretnike kur luftëtarët ambara nga rajoni fqinj lidhën aleancë me Qeverinë e Etiopisë.
Shumë tigrejas u rreshtuan në radhët e luftës. Por burri që numëron të vdekurit është në Suedi. Ai menjëherë vendosi të bënte diçka për të ndihmuar bashkëkombësit. Në banesën e tij të vogël në Stokholm, Desta Haileselassie përdori shkathtësitë e tij për të përpiluar një listë të viktimave tigrejase me emër e mbiemër.
Është punë e ngadalshme, por e vështirë. Pothuajse të gjitha komunikimet me Tigrejn janë ndërprerë dhe mediat e huaja janë ndaluar në rajon. Shumëkush në diasporë kanë pritur me muaj të tërë derisa kanë marrë vesh lajmin nëse i kishin të gjallë të dashurit e tyre. Ata gjatë kësaj kohe kanë pritur në ankth se mund të marrin ndonjë mesazh nga dikush tjetër me lajme të zeza për familjarët e tyre.
Në ditët dhe javët e para të veçuara për paqartësi të madhe, Desta kishte postuar në media sociale thirrje për ndihmë. Ai do t’u thoshte familjarëve se lista e të vdekurve do të kthehej në memorial për luftën e Etiopisë, qeveria e së cilës duket se është e vendosur ta fshehë sa më shumë që është e mundshme. Desta ka bërë qindra thirrje telefonike.
Kur njerëzit shndërrohen në shifra

Kjo punë po ia merr krejt kohën. Ka hequr dorë prej dalje me biçikletë, notit dhe fitnesit. Mezi po bën gjumin. Ka muaj të tërë që nuk ka prekur kitarën dhe klaviaturën në dhomë.
Ai ka mbledhur dëshmi dorëshkrim dhe fotografi që e bëjnë të ndihet keq dhe të shpërthejë në vaj. Mundohet t’i ngushëllojë familjarët e viktimave nga largësia, pa i takuar kurrë personalisht. Muaj të tërë të rraskapitjes shihen në sytë e tij.
“Ka ditë kur më zë nata duke qarë”, tregon Desta. “Punë tepër, tepër e rëndë për ta kryer. Por kjo është më e pakta që mund të bëj për popullin tim”.
Po bëhet një vit dhe ai ia ka dalë të konfirmojë 3.080 të vdekur. “Associated Press” ia ka dalë t’i konfirmojë tridhjetë prej tyre gjatë vënies së kontaktit të rëndomtë me familjet.
Viktima e 2.171-të ishte Gebretsadkan Teklu Gebreyesus, i qëlluar për vdekje nga ushtarët në prani të dy vëllezërve më të rinj, ka konfirmuar AP-ja. Desta ka edhe një mijë emra të tjerë në listë që po mundohet t’i verifikojë.
“Është tepër shqetësuese. Jam tepër i shqetësuar”, thekson ai, derisa tregon fotografi të viktimave të hedhura përtokë.
Përktheu: Rexhep Maloku