Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Burri që humbi gruan shtatzënë në sulmet e 11 Shtatorit

Për herë të parë që prej vitit 2003, Jack Grandcolas thotë se do të udhëtojë në vendin ku u rrëzua aeroplani i fundit në sulmet e 11 Shtatorit.

Do të shkojë për të përkujtuar bashkëshorten e tij shtatzënë që ishte në mesin e viktimave në Pensilvani.

Lauren Grandcolas ishte në aeroplanin që u rrëzua gjatë tentimi të udhëtarëve për të marrë kontrollin e tij nga katër terroristë të Al Kaidës.

Të 44 udhëtarët vdiqën.

38-vjeçarja Lauren Garandcolas, punonte si agjente marketingu. Po kthehej në shtëpi pas funeralit të gjyshes në New Jersey.

Edhe Provat që ndryshuan historinë për vdekjen e një shtatzëne në SHBA Botë Provat që ndryshuan historinë për vdekjen e një shtatzëne në SHBA

Nga aeroplani kishte lënë një mesazh zanor në telefonin e shtëpisë.

“Kemi disa probleme në aeroplan. Unë jam mirë. Të dua më shumë se çdo gjë, besoj se e di këtë”, ishte mesazhi i saj.

Jacku kishte tentuar të shkonte në dy përvjetorët e parë, por nuk mund të përballonte pikëllimin.

“Ky përvjetor është i rëndësishëm sepse janë 20 vjet, por çdo ditë është sikur grusht turinjve. Do të jetojmë me vragë për pjesën e mbetur të jetës. Kapitujt mbyllen, por vitet e para të përkujtimeve janë të rëndësishme. Mirëpo ishte e vështirë të përballoheshin. Për shkak të shëndetit tim, vendosa që të mos kthehem deri në përfundimin e memorialit. Sivjet ka përfunduar dhe do të shkoj”, ka thënë ai.

Në vend të shkuarjes në vendin e rrëzimit të aeroplanit, Jacku thotë se del në natyrë dhe ecën në plazh, ashtu siç ka dashur gjithmonë Laureni.

“Në këto vitet e fundit kam bërë diçka të qetë dhe solemne, e di se kështu do të kishte dashur ajo. Jam ulur përreth oqeanit dhe kam ecur nëpër pyje, ose kam marrë biçikletën. Përfundoja ditën te varri i saj dhe i lija lule. Lexoja mesazhet që linin njerëzit në kujtim të saj. Ishte një qetësi që më ndihmoi të përballoja presionin që më tubohej gjatë përkujtimeve”, ka shtuar ai.

Në këta 20 vjet, Grancolas është martuar përsëri. Thotë se e di që Lauren do të ishte e lumtur që ka vazhduar me jetën.

Në 20-vjetorin e sulmeve, ai dëshiron që të gjithë amerikanët të mbajnë mend momentin kur u bashkuan pas 11 Shtatorit.

Edhe Mes rrënojave të shtëpisë së tij, një baba në Gazë kërkon eshtrat e familjarëve Botë Mes rrënojave të shtëpisë së tij, një baba në Gazë kërkon eshtrat e familjarëve

“Dua që amerikanët të mbajnë mend se si u bashkuam ne dhe krejt bota. Ndoshta ky është momenti i duhur për të lënë anash ndasinë dhe të heshtim për një moment e të shikojmë thellë brenda shpirtit tonë”, ka thënë ai.

Grandcolasi në muajt e fundit ka nisur të shkruajë librin për procesin e zisë, përfshirë humbjen e foshnjës së palindur.