Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Burri e nisi zjarrin ku vdiqën 76 persona duke u munduar ta fshihte personin që vrau

Një burrë është arrestuar të martën pasi ka marrë përgjegjësinë se nisi zjarrin në një ndërtesë në Afrikën e Jugut vitin e kaluar nga i cili vdiqën 76 persona. Ai ka thënë se po përpiqej ta fshihte trupin e dikujt që e kishte vrarë në momentin kur nisi zjarri në ndërtesë.

Ai ka tronditur me rrëfimin e tij kur ka treguar se e kishte ngulfatur një burrë në bodrumin e një ndërtese para se t’ia vinte flakën trupit, raportoi AP.

Policia pati thënë se kishte arrestuar një 29-vjeçar lidhur me zjarrin pasi ai kishte treguar se ishte i përfshirë. Burri përballet me 76 akuza për vrasje dhe 120 për tentim vrasje.

Rrëfimi i tij ka ardhur krejt i papritur, pasi hetimi po bëhej për të qartësuar shkaqet që kishin mundur të çonin në zjarr, por jo për vrasje.