Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Burri anglez që kishte vrarë të fejuaren shpallet fajtor edhe për vrasjen e bashkëshortes

Një burrë 61-vjeçar nga Anglia, do ta kalojë gjithë jetën e tij prapa grilave pasi është shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij në vitin 2010, gjashtë vjet para se të vriste edhe të fejuarën e tij, në shtëpinë e tyre në Hertfordshire.

Ian Stewart e ka mohuar se ka vrarë Diane Stewart, e cila ka vdekur në shtëpinë e tyre në Bassingbourn të Cambrifgeshire, më 25 qershor të vitit 2010.

Vdekja e 47-vjeçares atë kohë, ishte regjistruar si vdekje e papritur si pasojë e epilepsisë.

Ndërkohë, tani Stewart do ta kalojë jetën në burg pasi është dënuar me burgim të përjetshëm, të mërkurën.

Gjatë gjykimit, Stewart ka thënë se e kishte gjetur gruan e tij të vdekur në kopshtin e shtëpisë, kur ishte kthyer nga një supermarket.

Edhe Shpallet i pafajshëm pas 38 vjetësh britaniku i burgosur për vrasjen e një gruaje Kuriozitet Shpallet i pafajshëm pas 38 vjetësh britaniku i burgosur për vrasjen e një gruaje

Sipas deklaratës së tij, ai ishte përpjekur që ta rikthente në jetë, kishte thirrur fqinjët që ishin mjek dhe infermier, dhe më pas kishte thirrur Policinë.

Atë kohë, vdekja e gruas së tij nuk ishte trajtuar si e dyshimtë, mirëpo një rihetim ka gjetur se ajo ishte vrarë.