Koci Selamaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Qendrore Penale në Angli për vrasjen e mësueses britanike, Sabina Nessa. Ai do të kalojë 36 vjetët e para në burg pa mundësi rishqyrtimi për rastin e tij, raportoi të premten SkyNews.
Në gjykimin e tij u dëgjua se si Nessa dukej "e pavëmendshme" ndërsa ai vrapoi pas saj përpara se ta godiste 34 herë mbi kokë me një trekëndësh metalik trafiku më 17 shtator të vitit të kaluar.
Shtetasi shqiptar u arrestua në Sussex dhe më vonë u deklarua fajtor për vrasjen e saj.
Në gjyq, u tha se Selamaj ka qenë i dhunshëm ndaj ish-partneres në të kaluarën dhe se e kishte goditur.
Në ditën e vrasjes, Selamaj kishte udhëtuar për në Londër dhe kishte pritur gjysmë ore në një park deri kur Nessa kishte arritur për të takuar një mik. Ai i kishte ardhur nga prapa dhe e kishte goditur vazhdimisht me shenjën e trafikut.
-
Një shqiptar në Britani dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy bashkëkombësve
-
Tensione në Britani, protestuesit përleshen me policinë për vdekjen e një studenti pas arrestimit
-
Disa nga vrasjet e grave që tronditën publikun
-
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë mirëpret dënimet për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
-
Berisha-Rexhepi: Dënimet me burgim të përjetshëm mund të parandalojnë raste në të ardhmen