Botë

Burgim i përjetshëm për gjermanin që me veturë i goditi për vdekje pesë persona

Një gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ai me veturë në shpejtësi të madhe ishte futur në zonën e këmbësorëve në qytetin e Trierit dhe kishte goditur për vdekje pesë persona, raporton BBC.

Në sulmin në dhjetor të vitit 2020 vdiqën një foshnjë nëntëjavëshe, babai i saj 45-vjeçar dhe tri gra të moshave nga 25 deri 73 vjeçe. Disa tjerë u lënduan.

Bernd W, tash 52-vjeçar, kishte pirë para vrasjeve, po ashtu urdhëruar që t’i nënshtrohet një tretmani psikiatrik.

Vëllai i njërës nga viktimat ka thënë se është i çliruar që më në fund gjykimi ka përfunduar.

“Ai do të flejë në burg apo repart psikiatrik”, ka thënë Wolfgang Hilsemer për agjencinë Reuters, duke iu referuar vrasjes së motrës së tij.

Mediumet gjermane kanë raportuar se Bernd është dënuar për pesë akuza për vrasje dhe 18 për tentim vrasje.

Një raport i psikiatrisë që është prezantuar gjatë gjykimit, thotë se i dënuari vuan nga skizofrenia paranoike.

Policia gjermane kishte thënë atëbotë se sulmi dyshohet se ishte i qëllimshëm.

Gjatë sulmit, që kishte nisur rreth orës 13:45 më 1 dhjetor, i dënuari kishte vozitur afro 1 kilometra duke goditur qytetarët, para se Policia ta ndalonte veturën.