Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar sulmin e të mërkurës në Berlin, ku një person me veturën e tij është futur në një turmë të njerëzve në Berlin. Si pasojë e sulmit vdiq një person dhe u lënduan 14 tjerë.
Scholz ka thënë se sulmi, që është bërë nga një 29-vjeçar, e ka lënë thellësisht të trishtuar, raporton BBC.
Kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey, i ka thënë mediumeve gjermane se është një ditë e errët në historinë e Berlinit.
Ajo ka shtuar se sulmuesi, që është arrestuar, është i sëmurë mentalisht.
Mediumet gjermane e kanë identifikuar atë si një gjermano-armen që jeton në Berlin. Ai po bashkëpunon me hetuesit. Mirëpo, Giffey ka thënë se i dyshuari ka bërë një numër të deklarimeve kontradiktore.
Edhe
Një i vdekur e dhjetëra të lënduar pasi një veturë shkeli turmën në Berlin
Motra e të dyshuarit i ka thënë tabloidit gjerman “Bild”, se vëllai i saj vuan nga probleme serioze.
Ministrja e Brendshme, Iris Spranger, ka thënë se “ka dëshmi se është një sulm i bërë nga një person i sëmurë mentalisht”.
Spranger ka thënë se janë gjetur posterë në veturën e personit, në të cilën ai tregonte pikëpamjet për Turqinë. Por, e ka mohuar se është gjetur një letër në veturë ku i dyshuari ka pranuar fajin. Ajo ka thënë se arsyet e kësaj ngjarje tragjike do të hulumtohen në detaje.
Gati të gjithë të lënduarit ishin nxënës që ishin në një ekskursion me shkollë për të festuar përfundimin e provimeve. Ata kishin udhëtuar nga qyteti i vogël Bad Arolsen, në rajonin verior Hesse të Gjermanisë.
Gruaja që vdiq ishte mësuesja e tyre. Një mësues mbetet në gjendje kritike.
Sulmi ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:30 me kohë lokale, ku i dyshuari me veturën Renault Clio është futur në turmë të njerëzve dhe ka përfunduar në një shitore.
Edhe
Vritet i dyshuari për sulmin në Berlin
Një dëshmitar, i njohur me emrin F Kacan, ka thënë se i dyshuari ka braktisur veturën dhe ka filluar të ikë, mirëpo është arritur të ndalet nga qytetarët.