Gjykata amerikane e ka dënuar me burgim të përjetshëm një person, i cili me automjetin e tij goditi për vdekje gjashtë persona dhe la të lënduar shumë të tjerë në paradën e Kërshëndellave në Milwaukee.
Gjykata nuk i ka ofruar mundësi lirimi Darrell Brooks Jr, duke refuzuar argumentet nga ai dhe familja se sëmundjet mendore e nxitën të kryente sulmin.
Gjykatësja Jennifer Dorow e ka dënuar 40-vjeçarin për 76 akuza, përfshirë gjashtë për vrasje të shkallës së parë dhe 61 të tjera për ngasje të pakujdesshme. Secila akuzë për vrasje me paramendim dënohet me burg të përjetshëm në Milwaukee.
Të pranishmit kanë duartrokitur në momentin e shpalljes së vendimit, ndërkaq pak sekonda më vonë gjykatësja e ka dënuar me 762 vjet burgim.
Ajo e ka cilësuar si të pamundur lirimin me kusht, pasi ka vlerësuar se asnjëri nuk është i sigurt nga Brooks dhe komuniteti mund të ketë siguri vetëm me të prapa grilave.
Më 21 nëntor të vitit 2021, Brooks drejtoi automjetin e tij ndaj turmës, duke lënë të vdekur gjashtë persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë 8-vjeçar.
-
Sulmuesi që vrau 17 veta në një shkollë në Florida pritet të dënohet me burgim të përjetshëm
-
Burgim i përjetshëm për gjermanin që me veturë i goditi për vdekje pesë persona
-
Sulmuesi që vrau 9 persona në Toronto dënohet me burgim të përjetshëm
-
Shoferi që goditi për vdekje me veturë pesë persona në Wisconsin do të akuzohet për vrasje
-
Shoferi pranon fajësinë për sulmin në paradën e Liverpoolit