Sulmuesi i shkollës në Florida, Nikolas Cruz, do të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësi të lirimit me kusht për vrasjen e 17 personave në vitin 2018, në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas”, në Parkland.
Juria tha të enjten se nuk pati unanimitet që ai të ekzekutohet – një vendim që la disa prindër në lot kur dolën nga salla e gjyqit, raportoi Associated Press të enjten.
Rekomandimi i jurisë erdhi pas shtatë orësh diskutimesh gjatë dy ditëve, duke i dhënë fund një gjyqi tre mujor që përfshinte video grafika, foto dhe dëshmi nga masakra dhe pasojat e saj, e po ashtu dëshmi tronditëse nga familjarët e viktimave.
Sipas ligjit të Floridas, një dënim me vdekje kërkon një votim unanim për të paktën një pikë. Gjyqtarja e qarkut, Elizabeth Scherer do ta shpallë zyrtarisht dënimin e përjetshëm me burgim për Cruz më 1 nëntor.
Cruz, 24 vjeç, e ka pranuar fajësinë një vit më parë, për vrasjen e 14 nxënësve dhe tre pjesëtarëve të stafit të shkollës, e po ashtu për plagosjen e 17 të tjerëve.
Edhe
Sulmuesi pranon fajin për masakrën e 2018-s në Parkland
Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 shkurt të vitit 2018.
Masakra është një prej më vdekjeprurëseve që ka ndodhur ndonjëherë në SHBA.
-
23-vjeçari amerikan do ta pranojë fajësinë për vrasjen e 17 personave në një shkollë
-
Nikolas Cruz pranon fajësinë për masakrën që kreu në një shkollë në Florida
-
Për vrasjen e 6 personave në Milwaukee, amerikani dënohet me burgim të përjetshëm
-
Rusia dënon me burgim të përjetshëm katër të akuzuar për sulmin me 149 të vdekur