23-vjeçari Nikolas Cruz ka pranuar fajësinë për vrasjen e 17 personave gjatë sulmit në shkollën e tij të dikurshme në Parkland të Floridas, duke ia lënë jurisë në dorë vendimin rreth ekzekutimit të tij për masakrën më të përgjakshme në një shkollë të SHBA-së.
Të afërmit e viktimave që ishin të pranishëm në gjykatore dhe po e dëgjonin dëshminë e tij tundën kokat dhe shpërthyen në lot kur Cruzi e pranoi fajësinë dhe më pas kërkoi falje për krimet e tij. Me pranimin e fajësisë hapet rruga për nisjen e gjykimit për dënim, në të cilin 12 anëtarë të jurisë do të vendosin nëse sulmuesi do të dënohet me vdekje apo me burgim të përjetshëm, pa të drejt të lirimit me kusht. Duke e pasur parasysh peshën e madhe të rastit, gjykatësja Elizabeth Scherer planifikon që të shqyrtojë një listë prej mijëra pjesëtarëve të mundshëm të jurisë. Përzgjedhja e tyre është caktuar të fillojë më 4 janar.
-
Sulmuesi që vrau 17 veta në një shkollë në Florida pritet të dënohet me burgim të përjetshëm
-
Nikolas Cruz pranon fajësinë për masakrën që kreu në një shkollë në Florida
-
23-vjeçari amerikan do ta pranojë fajësinë për vrasjen e 17 personave në një shkollë
-
Del para gjyqit i dyshuari për sulmin në Australi ku mbetën 15 të vrarë
-
Dënimi me vdekje do të kërkohet ndaj të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk