Qeveria e Bullgarisë ka vendosur ta ndalojë importin e farave të lulediellit nga Ukraina, derisa të arrihet një marrëveshje me Kievin për kuotën, raporton agjencia “AP”.
Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka njoftuar për masën pas bisedimeve të gjata me fermerët bullgarët, të cilët kanë protestuar kundër importit të mallrave ushqimore nga Ukraina, me ankesën se kjo po i dëmton.
Qindra fermerë bullgarë protestuan me traktorët e tyre në periferi të kryeqytetit, Sofje. Ata kërcënuan se do ta bllokojnë trafikun në qytet derisa Qeveria t’i sigurojë se do t’i përmbahet marrëveshjes, duke nënshkruar si garanci.
Denkov ka njoftuar se ai do ta diskutojë çështjen e kuotës me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal.
Denkov tha se do ta pyesë Komisionin Evropian nëse produkte të tjera ukrainase mund të jenë të përfshira në kuotat kufizuese të importit. Protestuesit po kërkojnë ndalimin e qumështit pluhur, mjaltit, frutave dhe perimeve.
Analistët kanë shprehur dyshime rreth motivimit të protestave, që shihen si përpjekje për të kërkuar diskreditimin dhe destabilizimin e Qeverisë properëndimore të Bullgarisë, që mori detyrën në qershor.
-
Ukraina do t’i padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për ndalimin e eksportit bujqësor të saj
-
Sllovakia pezullon përkohësisht importet e grurit nga Ukraina
-
Pas Polonisë edhe Hungaria vendos të ndalojë importet e drithërave dhe ushqimeve nga Ukraina
-
Bullgaria s’do të dërgojë më armë në Ukrainë
-
Pas javësh protesta, bie qeveria e Bullgarisë