Bullgaria është e gatshme t'i japë mbështetje Sllovenisë dhe Austrisë pas përmbytjeve në të dy vendet, tha Ministria e Jashtme bullgare në Twitter.
Bullgaria shpreh solidaritetin me Slloveninë dhe Austrinë dhe është e gatshme të ofrojë mbështetje sipas nevojave.
Ministria e Jashtme bullgare ka ngushëlluar familjet e viktimave të përmbytjeve të mëdha në Slloveni dhe të gjithë ata që janë prekur rëndë nga moti ekstrem si në Slloveni ashtu edhe në Austri, raportoi Agjencia bullgare e lajmeve, BTA.
Qeveria e Sllovenisë i është drejtuar Komisionit Evropian për mbështetje në kuadër të Fondit Evropian të Solidaritetit pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje në dy të tretat e vendit.
Për shkak të reshjeve të dendura, shërbimet e urgjencës në Austrinë Jugore kanë vështirësi. Nga shirat e dendur janë përfshirë edhe pjesët veriore të Sllovenisë.
-
Stuhi e fortë në Slloveni
-
Kosova e gatshme ta ndihmojë Bosnjën pas përmbytjeve shkatërruese
-
Qeveria bullgare shpall gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e stuhive të borës
-
Kurti për përmbytjet në Slloveni e Austri: Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë mjedisit
-
Gjendje e rëndë në Slloveni pas shiut të rrëmbyeshëm