Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar ngushëllime për të prekurit nga përmbytjet në Slloveni dhe Austri që kanë ndodhur gjatë dy ditëve të fundit.
Kurti në Twitter ka shkruar se ngjarje si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti.
Më herë, edhe presidentja Vjosa Osmani u shpreh e gatshme t’i dalë në ndihmë Sllovenisë pas përmbytjeve vdekjeprurëse.
Sllovenia dhe Austria janë goditur nga përmbytje të mëdha. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ka edhe viktima.
-
Kurti për përmbytjet në Spanjë: Qëndrojmë me qeverinë spanjolle
-
Kurti për gjendjen me vërshimet: Aktualisht situata nën kontroll
-
Kurti shpreh solidaritet me popullin e Austrisë
-
Kurti: Vdekja e trefishtë në Gjakovë pikëlloi dhe tronditi mbarë popullin
-
Kurti për aksidentin me viktima në Skenderaj: Shumë shpejt do të kemi pasqyrë më të plotë mbi rastin