Stuhitë e fuqishme të dimrit kanë sjellë reshje të mëdha bore në Bullgari, duke bërë që Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në pjesë të shumta të vendit të dielën, raporton agjencia “AP”.
Më shumë se 1 mijë vendbanime, kryesisht në verilindje, kanë mbetur pa energji elektrike, sipas kryeministrit Nikolai Denkov.
Dy persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku dhe 36 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e motit gjatë 24 orëve të fundit.
Reshjet e dendura të borës dhe stuhitë e forta kanë goditur gjithashtu Rumaninë dhe Moldavinë, duke lënë një person të vdekur dhe qindra lokalitete pa energji elektrike, si dhe duke detyruar mbylljen e disa rrugëve kombëtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia shpall gjendje të emergjencës në kryeqytetin e Dagestanit, si pasojë e përmbytjeve masive
-
SHBA-ja përfshihet nga një stuhi bore
-
Mbi 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike nga stuhia e borës në SHBA
-
Reshje të mëdha të borës në Bosnjë, vdes një grua
-
Zjarre masive në tërë Bullgarinë, shkatërrohen pyje e shtëpi