Qeveria e përkohshme në ardhje në Bullgari ka përjashtuar të mërkurën çdo gjasë për ndryshim të qëndrimit rreth vetos së shtetit për nisjen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë Veriore.
Në nëntorin e vitit 2020, Bullgaria kishte bllokuar nisjen zyrtare të bisedimeve mes BE-së dhe shtetit fqinj për shkak të problemeve me historinë dhe gjuhën. Sofja zyrtare ka akuzuar Shkupin për gjuhë të urrejtjes dhe dështim në respektimin e Traktatit të miqësisë, të nënshkruar më 2017. Qeveria e përkohshme që mori detyrën të mërkurën, kur partitë dështuan që të arrinin marrëveshje rreth formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të prillit, do t’i prijë Bullgarisë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 korrikut. Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se do të bëjë të pamundurën për ta vazhduar dialogun me Maqedoninë e Veriut. Mirëpo, Sofja zyrtare insiston që Shkupi të pranojë se gjuha dhe kombi e tij kanë rrënjë bullgare dhe t’i japë fund retorikës kundër Bullgarisë. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut ka bërë të ditur se çështja e identitetit dhe gjuhës nuk është e hapur për dialog.
-
Maqedonia e Bullgaria përplasen për historinë e gjuhën
-
Sofja konfirmon veton, akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes
-
Bullgaria kërcënon Maqedoninë Veriore me bllokim të shtegut evropian
-
Bullgaria kërkon nga BE-ja të mos njohë kombin dhe gjuhën maqedonase
-
Pendarovski: Sofja po kërkon atë që as okupatorët nuk do ta bënin