Britanikët do të jenë në gjendje të hapin shtëpitë e tyre për ukrainasit që tashmë kanë ikur e të tjerë që po mundohen të ikin nga pushtimi rus sipas një skeme të re.
Duke mbrojtur qeverinë mes kritikave për përgjigjen e tij ndaj krizës së refugjatëve, kryeministri Boris Johnson, i tha Sky News se Mbretëria e Bashkuar do të ishte "bujare" për ata që ikin nga Ukraina, dhe detajet e kësaj skeme do të jepen javën e ardhme - ku individët, bamirësitë, bizneset dhe grupet e komunitetit do të jenë në gjendje të ofrojnë dhoma për ata që ikin nga konflikti.
"Të hënën, do të merrni nga sekretari programin që do t'i lejojë njerëzit të hyjnë, kështu që nëse njerëzit duan të mirëpresin refugjatët në shtëpitë e tyre, ata mund ta bëjë këtë".
-
Rreth 90.000 britanikë do të hapnin shtëpitë e tyre për refugjatët ukrainas
-
Pas rishikimit të rregullave për viza, ukrainasit në Britani sërish mund t’i sjellin fëmijët nga Ukraina
-
Johnson: G7 do ta ndihmojë ekonominë ukrainase
-
Britania do të pranojë ukrainas të mitur pa shoqërues
-
Johnson ofron trajnime të reja për trupat ukrainase