Mbretëria e Bashkuar do të marrë vendim që të miturit ukrainas, t’i lejojë të futen në territorin britanik të pashoqëruar, shkruan “The Guardian” të dielën.
Autoritetet britanike njoftuan se me ndryshimin e këtij rregulli do t’ua hapin rrugën qindra fëmijëve ukrainas dhe refugjatëve adoleshentë të futen.
Aktualisht, personave nën moshën 18-vjeçare u ndalohet të futen në Mbretërinë e Bashkuar, pa një prind ose kujdestar.
Qëkur nisi pushtimi rus, mbi 7 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, në drejtim të shteteve perëndimore.
Gjatë majit, Ukraina ndaloi regjimin pa viza për qytetarët rusë. Vendimi, në këtë kohë lufte më shumë si simbolikë, u mor nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me qëllim që të shtohet siguria në kufi pas invazionit rus, por edhe si protestë pas vendimit të Moskës zyrtare që t’u lëshojë pasaporta rusëve nga rajonet e pushtuara në Ukrainë.
-
Pas rishikimit të rregullave për viza, ukrainasit në Britani sërish mund t’i sjellin fëmijët nga Ukraina
-
BE-ja vendos sanksione për rrëmbimin nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas
-
Burrat ukrainas të moshës 18-22 vjeç tani lejohen të kalojnë kufirin
-
Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj Rusisë për deportimin e fëmijëve ukrainas
-
Ukraina forcon presionin ndaj burrave që lëshojnë vendin