Mbretëria e Bashkuar i ka premtuar 290 milionë funte për t’i ndihmuar vendet më të varfra që po përballen me ndryshimet klimatike, derisa Samiti i ndryshimeve klimatike COP26, po zhvillohet tash e një javë.
Vendet më të varfra kanë kërkuar ndihmë financiare prej 100 miliardë dollarësh, duke thënë se tashmë po vuajnë nga ndryshimet e theksuara klimatike. BBC shkruan se vendet e zhvilluara kanë “kontribuar” në një pjesë të konsiderueshme të emetimeve të dëmshme që nxisin ndryshimet klimatike.
Shumica e parave e ndarë nga Britania e Madhe do të shkojë në vendet aziatike dhe të Paqësorit, duke synuar përmirësimin dhe ruajtjen e zhvillimit, me emetim sa më të ulët.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrihet një marrëveshje për klimën, më shumë para për shtetet e prekura
-
Bota pajtohet për 300 miliardë dollarë ndihmë në vit për vendet e varfra
-
Nis sot samiti i OKB-së për klimën "COP29" në Baku të Azerbajxhanit
-
OKB-ja bën thirrje që të përshpejtohen veprimet klimatike
- Çfarë mund të bëjë Banka Botërore për ndryshimet klimatike