Britania ka nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinën anti-COVID të AstraZeneca/Oxford të hënën, ndërsa i pari që ka marrë këtë vaksinë ishte 82-vjeçari Brian Pinker, një pacient në dializë.
Ai u vaksinua në një spital disa qindra metra larg nga vendi ku u zhvillua kjo vaksinë, raporton Reuters.
Pinker ka vlerësuar lartë shkencëtarët që e kanë zhvilluar vaksinën, duke thënë se po shikon para që ta festojë përvjetorin e martesës.
“Unë jam shumë i lumtur që kam marrë sot vaksinën kundër COVID-it dhe jam krenar se është vaksina e zhvilluar nga Oxfordi. Infermierët, mjekët dhe stafi sot kanë qenë të mrekullueshëm dhe po shikoj para të festojë përvjetorin e 48-të të martesës sime me bashkëshorten Shirley më vonë këtë vit”, ka thënë Pinker.
-
Britania miraton vaksinën anti-COVID të Oxfordit
-
Kryeministri i Britanisë merr dozën e dytë të vaksinës së AstraZenecas
-
Vdiq 81-vjeçari Shakespeare, burri i parë që mori vaksinën anti-COVID
-
Princi William merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid
-
Britania vendos që “AstraZeneca” të mos përdoret te nën 40-vjeçarët