Princi britanik William ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Përmes një postimi në Twitter, ai nuk ka dhënë shumë të dhëna, por ka falënderuar punonjësit shëndetësorë për punën që po bëjnë.
Princi William ishte prekur me COVID-19 vitin e shkuar.
Ndërkohë, nuk është bërë e ditur nëse edhe gruaja e tij, dukesha e Cambridget, ka marrë vaksinën.
Mbretëresha Elizabeth II u vaksinua në janar, kurse babai i tij, princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, u vaksinuan në shkurt.
Sipas raporteve të mediave, deri më tash në Britani janë vaksinuar 37 milionë qytetarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Princi Williams krenar me gjyshërit që morën vaksinën anti-Covid
-
Bideni merr dozën e re të vaksinës anti-COVID si dhe vaksinën kundër grupit sezonal
-
Princi Charles rezulton për herë të dytë pozitiv për COVID-19
-
Vaksina ka parandaluar hospitalizimin e 230 mijë njerëzve në Angli
-
Dukesha Kate Middleton izolohet pas kontaktit me një person të infektuar me virus