Princi Charles ka rezultuar pozitiv për koronavirus, për herë të dytë.
Clarence House e dha lajmin në emër të 73-vjeçarit mbretëror, të enjten herët në mëngjes.
“Këtë mëngjes, Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe tani është i izoluar. Ai është thellësisht i zhgënjyer që nuk mund të marrë pjesë në ngjarjet e sotme në W inchester dhe do të kërkojë të riplanifikojë vizitën e tij sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë.
Charles për herë të parë rezultoi pozitiv për sëmundjen virale në fillimin e pandemisë, në mars të vitit 2020. Në atë kohë, një zëdhënës i trashëgimtarit të fronit i tha revistës prestigjioze People se princi ishte mirë dhe se vazhdoi të punonte në shtëpi mes "simptomave të lehta".
Në shkurt të vitit 2021, Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, Dukesha e Cornwall-it morën dozat e tyre të para të vaksinës COVID-19, konfirmoi Clarence House për People.