Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania i hedh poshtë pretendimet e Lavrovit për avancimin rus

Sergei Lavrov

Sulmet ruse në Donbas janë reduktuar, me ç’rast përparimet janë të vogla, ndonëse pozicioni i Rusisë aktualisht është në aksin Bakhmut, njofton Inteligjenca britanike të dielën.

Britania e Madhe, në raportin e përditshëm, i hodhi poshtë pretendimet e ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, se Rusia ka zgjeruar “fushën e operacionit special ushtarak”.

“Më 20 korrik 2022, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia ka zgjeruar fushën e ‘operacionit të saj special ushtarak’ përtej Republikave të vetëshpallura të Luhanskut dhe Donetskut. Kjo me siguri nuk është e vërtetë. Rusia nuk e ka ‘zgjeruar’ luftën e saj. Mbajtja e kontrollit afatgjatë të këtyre zonave ishte pothuajse qëllim origjinal i pushtimit”, thuhet në njoftimin britanik.

Deklarimet e Lavrovit, Britania e Madhe po i konsideron si hapje e rrugës për referendum.

Javë më parë, Rusia paralajmëroi referendume popullore në republikat e vetëshpallura në Donetsk e Luhansk, me qëllim që “zyrtarisht” të ndahen nga Kievi.