Të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar do tu ofrohet doza e parë e vaksinës deri në fund të qershorit, ka bërë të ditur kryeministri britanik Boris Johnson.
Deri më tani, në këtë shtet janë vaksinuar më shumë se 170 milionë njerëz që kur ka filluar ky proces në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan BBC.
Megjithatë, kryeministri Johnson thotë se tani dëshiron që programi i vaksinimit të përshpejtohet.
Johnson deklaroi se qershori do të ishte afati i fundit për të kryer shumicën e vaksinimeve duke përfshirë këtu edhe të rinjt, në mënyrë që të bëhet më shpejtë hapja e shtetit dhe të vazhdohet jeta normale.
Në fillim Qeveria britanike kishte planifikuar që të rriturit mbi moshën 50 vjeçare dhe të rinjt të mund të merrnin dozën e parë të vaksinën në shtator të këtij viti.
-
Gjysma e të rriturve nën 30 vjeç janë vaksinuar tashmë në Angli
-
Britania ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullatës
-
Vaksinimi i shpejtë: Në Britani festohet lehtësimi i masave
-
Gjysma e të rriturve në Britani të Madhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID
-
Britania e Madhe ka vaksinuar 25 milionë qytetarë me dozën e parë të vaksinës anti-COVID