Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka paralajmëruar Moskën se çdo regjistrim i civilëve ukrainas në ushtrinë ruse do të ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar, shkruan BBC.
Përditësimi i inteligjencës britanike vuri theksin në akuzat e paverifikuara nga zyrtarët ukrainas se Rusia po planifikonte të rekrutonte civilë në rajonet e pushtuara Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës.
“Kjo do të pasonte praktika të ngjashme të mëparshme të rekrutimit në Donbasin dhe Krimenë e pushtuar nga Rusia”, thuhej në njoftim.
Sipas të drejtës ndërkombëtare është e paligjshme që fuqitë okupuese të detyrojnë civilët të shërbejnë si ushtarë në ushtrinë e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Trupa britanike mund të dërgohen në Ukrainë për t’i trajnuar ushtarët
-
Britania e Gjermania dënojnë “zgjedhjet” në Rusi
-
Gjenerali britanik thotë se Britania duhet të bëhet gati për luftë
-
Rusia mban zgjedhje lokale në zonat që ka okupuar në Ukrainë
-
Instituti britanik: Rusia s’ka gjasa t’i përmbushë objektivat në Ukrainë