Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja më 29 mars

Foto: Reuters

Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, deklaroi sot kryeministrja Theresa Maj gjatë një debati mbi një marrëveshje të arritur me Bashkimin Evropian.

Ajo thotë se nuk beson se qeveria duhet të zgjasë afatin për zbatimin e nenit 50 të Marrëveshjes së BE, i cili përcakton kushtet për largimin nga blloku, transmeton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

May paralajmëroi deputetët se Brexit do të ishte në rrezik nëse nuk do të votonin për marrëveshjen e Brexit, shkruan ksp.

Bllokimi i Brexit është një rezultat më i mundshëm sesa Britania të braktisë BE-në pa një marrëveshje, tha May në parlamentin britanik në të cilin bisedimet për marrëveshjen e arritur me BE janë në proces.