Ahmed Ebid është dënuar me 25 vjet burgim në Britaninë e Madhe pasi i kishte kontrabanduar mbi 3.000 emigrantëve nëpërmjet anijes për në Itali e Britani.
BBC-ja ka raportuar se 42-vjeçari i lindur në Egjipt, ishte i përfshirë në këtë vepër për disa vjet, derisa ai është personi i parë i dënuar për organizim të kalimit ilegal të kufirit përmes Mesdheut nga Britania e Madhe.
Ebid kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël në vitin 2022, pasi kishte kaluar pesë vjet në burg në Itali për tentim të kontrabandimit të drogës. Ai kërkoi azil në Britani, por kurrë s'u mor një vendim mbi kërkesën e tij. Ai mund të deportohet për të vuajtur dënimin.
Gjykata britanike njoftoi se Ebid i shfrytëzonte “pa mëshirë individë të dëshpëruar dhe motivi i tij kryesor ishte të fitonte para nëpërmjet trafikimit të qenieve njerëzore”. Autoritetet po ashtu bënë me dije se emigrantët ishin keqtrajtuar nga i dënuari.
Ebid ishte arrestuar në vitin 2023.
-
Rekord emigrantësh në Kanalin Anglez: 230 persona në një varkë të vogël
-
“Jam i vdekur që ende ecën”: Emigrantët etiopianë presin ekzekutimin në Arabinë Saudite
-
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Pretendime të rreme për dhunë në familje nga emigrantët për të qëndruar në Britani