Policia britanike ka arrestuar sot katër meshkuj, në mesin e të cilëve ka edhe ushtarë, nën dyshimin se i takojnë grupit të djathtë ekstrem të ndaluar dhe se kishin planifikuar sulme terroriste.
Katër meshkujt, të moshës prej 22 deri 32-vjeç, janë arrestuar nën dyshimin se ishin të përfshirë në përgatitje dhe nxitje të veprave terroriste, dhe se janë anëtarë të grupit “Aksioni Kombëtar”.
Ushtria ka konfirmuar arrestimet, dhe ka thënë se ka mbështetur operacionin policor.
“Kjo tani është çështje e një hetimi të policisë civile dhe do të ishte e pahijshme të komentonim më tutje”, ka thënë një zëdhënës i Ushtrisë, raporton BBC.
Policia ka thënë se arrestimet ishin para-planifikuar dhe se nuk ka pasur rrezik për sigurinë publike.
-
Arrestohen tetë të dyshuar për terrorizëm në Angli
-
Forcat policore në Britani raportojnë për kolegët e radikalizuar
-
Arrestohen në Britani dy gra dhe një adoleshente të dyshuara për terrorizëm
-
Britania arreston katër persona, dyshohen se ndihmonin shërbimin sekret të Iranit
-
Arrestohen më shumë se 450 persona në protestën në Londër