Dy gra dhe një vajzë 16 vjeçe janë arrestuar nga policia britanike në kuadrin e një hetimi kundër terrorizmit, detajet e të cilit mbeten të rezervuara, thekson ”Scotland Yard”, pa bërë publike emrat e tyre.
Të dhënat më të njohura në këtë fazë janë mosha e të arrestuarave, të gjitha gra, të moshës 53, 26 dhe 16 vjeç.
Rasti është në duart e njësisë antiterrori, që ka bërë edhe disa kontrolle banesash, ndërsa disa media lokale flasin për një lidhje fisnore mes tyre. Të treja po mbahen në paraburgim në dy komisariate të ndryshme të Londrës Jugore.
Në Britaninë e Madhe prej më shumë se një viti ekziston një nivel i lartë alarmi nga sulmet terroriste.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen tetë të dyshuar për terrorizëm në Angli
-
Britania arreston katër persona, dyshohen se ndihmonin shërbimin sekret të Iranit
-
Britania përgatitet për tjetër “natë të dhunshme”, autoritetet në alarm
-
Një adoleshente ther me thikë një nxënës dhe dy mësues në një shkollë në Britani
-
Gjermania arreston tre adoleshentë që po planifikonin sulm terrorist