Botë

Bota po e pret emrin e Papës së ri

Papa

Foto: Associated Press

Emri i Papës së ri do të bëhet i ditur pas pak kur top-kardinali do të brohorasë “Habemus papam!” që nga latinishtja nënkupton “Kemi një Papë”. Aty do të bëhet i ditur emri i Papës së ri.

Një total prej 133 kardinalësh nga 70 vende u mblodhën në Kapelën Sistine të Vatikanit për të votuar për një kryesues të ri të 1.4 miliardë katolikëve të botës. Kjo konklavë është më e larmishmja gjeografikisht në historinë 2000-vjeçare të besimit, në krahasim me 115 nga 48 vende sa morën pjesë në konklavën e vitit 2013, që është një rritje e cila pasqyron përpjekjet e ish-Papës Françesku për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

Papa i ri do ta zëvendësojë Papa Françeskun që vdiq më 21 prill.

Tashmë turma njerëzish janë mbledhur në shesh dhe po presin emrin e Papës së ri.

Lexo përditësimet tjera
Robert PRevost

Amerikani Robert Prevost, papë i ri

Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur papa i 267-të. Të enjten,...