Shefja e Komisionit Evropian dhe kryeministrat e Holandës dhe Kroacisë, i kanë bërë thirrje Bosnjë e Hercegovinës që të vazhdojë me reformat dhe të shfrytëzojë mundësinë që të hap bisedimet me BE-në para zgjedhjeve parlamentare në bllokun evropian.
Tre zyrtarët në një konferencë për media në Sarajevë, përfaqësuesit e BE-së kanë deklaruar se Bosnja ka bërë progres në arritjen e kritereve që zyrtarisht të nisë bisedimet, por sipas tyre, shteti ballkanik duhet të bëjë edhe më shumë që të sigurojë rekomandime pozitive nga BE-ja.
Bosnja mori statusin e vendit kandidat në vitin 2022 dhe Këshilli Evropian një vit më vonë ka deklaruar se bisedimet për anëtarësim mund të nisin sapo të përmbushen kushtet e kërkuara. Komisioni Evropian pritet që të raportojë për progresin e Bosnjës në marsin e këtij viti.
Qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, është përshpejtuar procesi i anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Zyrtarët e BE-së kanë ofruar 6 miliardë euro si pjesë e pakos për të bërë reforma në këto shtete.
-
Kosova, shteti i vetëm që ka ngecur në fazën e aplikimit për anëtarësim në BE
-
BE-ja hap negociatat e anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën
-
Zgjerimi, në rend dite në samitin e BE-së
-
KE-ja rekomandon nisjen e negociatave me Bosnjë-Hercegovinën, vetëm Kosova pa status të vendit kandidat
-
Von der Leyen: Vendet e BE-së duhet t’i hapin negociatat për anëtarësimin e Bosnjës