Gjykata e Lartë e Bosnjës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë ish-ushtarëve serbë për krime kundër njerëzimit me pretendimin se kanë marrë pjesë në vrasjen e të paktën 78 civilëve myslimanë boshnjakë në fillim të luftës boshnjake në vitet e 90’a.
Sarajeva është ende duke i kërkuar kriminelët e dyshuar të luftës.
Prokurorët kanë thënë se tetë serbët e Bosnjës i kanë marrë civilët boshnjakë jashtë një shkollë në fshatin Velagici, i kanë rreshtuar dhe më pas i kanë qëlluar për vdekje të paktën 78 njerëz në qershor 1992, raporton Reuters.
Më pas, trupat e tyre i kanë varrosur në një varr masiv nga i cili u zhvarrosën më 1996.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen shtatë serbë të Bosnjës për krime të dyshuara gjatë luftës
-
Arrestohen nëntë serbë të Bosnjës nën akuzat për krime të luftës
-
Bosnjë: Aktakuzë kundër komandantëve të ushtrisë së Republikës Sërpska për krime lufte
-
Bosnjë: Arrestohen 7 të dyshuar për krime lufte në Srebrenicë
-
Shtatë serbë nën aktakuzë për gjenocid ndaj boshnjakëve