Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen shtatë serbë të Bosnjës për krime të dyshuara gjatë luftës

Shtatë ish-oficerë të policisë dhe ushtrisë serbe të Bosnjës u arrestuan të martën nën dyshimet se kanë kryer krime kundër joserbëve, gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95.

Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës tha përmes një deklarate se grupi dyshohet për krime kundër njerëzimit në rastin e burgosjes dhe torturimit të rreth 150 civilëve myslimanë dhe kroatë, në qytetin Donji Vakuf, më 1992.

Në deklaratë thuhet se shumë të burgosur kanë vdekur si pasojë e trajtimit çnjerëzor, rrahjeve dhe ngacmimeve, ose kanë pësuar trauma të përhershme.

Policia e Bosnjës tha se arrestimet janë bërë në qytetin e Banja Llukës, shkruan Rel.

“Të dyshuarit do t’i dorëzohen prokurorit të rastit brenda afatit ligjor, në përputhje me masat e sigurisë për shkak të pandemisë COVID-19. Prokurori do t’i intervistojë ata dhe do të marrë vendim për veprimet e mëtejshme”, thuhet në deklaratë.

Edhe Policia në Bosnjë arreston shtatë persona të dyshuar për krime lufte Botë Policia në Bosnjë arreston shtatë persona të dyshuar për krime lufte

Mbi 100 000 njerëz janë vrarë në luftën në Bosnje, e cila ka përfunduar me një marrëveshje të paqes, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, në vitin 1995.

Me këtë marrëveshje, Bosnja është ndarë në dy entitete: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Serpska.