Prokurorët boshnjakë do t’i hetojnë akuzat e paraqitura nëpër medie se inteligjenca dhe diplomatët kroatë kanë tentuar të armatosin përkrahësit e islamistëve në Bosnjë, ka bërë të ditur të enjten zyra e kryeprokurorit në këtë shtet.
Portali “Zhurnal” ka raportuar të mërkuren se oficerët kroatë të inteligjencës kishin tentuar të rekrutojnë salafistë në Bosnjë, për të trafikuar armë në xhamitë e tyre në Bosnjë. Kroacia i ka mohuar akuzat, transmeton Koha Ditore.
“Një prokuror i Departamentit Special për Krim të Organizuar, Krim Ekonomik dhe Korrupsion, do të ndërmarrë aktivitete emergjente për përcaktimin e të gjitha rrethanave dhe akuzave në medie, të lidhura me akuzat për rekrutimin e pjesëtarëve të lëvizjes salafiste, për trafikim armësh në Bosnjë”, ka bërë të ditur zyra përmes një deklarate, transmeton Reuters.
Agjencia kroate për Siguri dhe Inteligjencë ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur “të rreme dhe qëllimkëqija”. Kryeministri kroat ka thënë se një gjë e tillë ishte “marrëzi”.
“Zhurnal” shkruan se një zyrtar qeveritar boshnjak dhe një gazetar i lidhur me një diplomat kroat në Bosnjë kishin qenë po ashtu të përfshirë.
-
Detaje të reja për të arrestuarit në Kroaci për spiunazh të Kosovës te Serbia
- Një aleancë kundër Bosnjës
-
Kosova e gatshme të bashkëpunojë me Kroacinë për spiunazhin nga Serbia
-
Presidenti i Kroacisë reagon pas arrestimit të pilotit kroat nën dyshimin për spiunazh për Listën Serbe
-
Operacion i madh në Kroaci kundër trafikantëve të drogës: Dhjetëra të arrestuar