Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se dëmtimet e gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 nuk janë të rastësishme dhe prekin gjithë Evropën.
“Gjitha informacionet çojnë te ajo se këto rrjedhje janë rezultat i një veprimi të qëllimshëm. Dëmtimi i qëllimshëm i infrastrukturës energjetike evropiane është i papranueshëm dhe do të hasë në një reagim të fortë dhe bashkuar”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Flluska të mëdha dolën mbi sipërfaqe të detit në afërsi të ishullit danez Bornholm, pas raportimeve për shpërthime në afërsi të gazsjellësit të hënën.
Damage to Nord Stream 1 & 2 are not a coincidence and affect us all.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 28, 2022
All available information indicates leaks are the result of a deliberate act.
Deliberate disruption of European energy infrastructure is utterly unacceptable and will be met with a robust and united response. https://t.co/p32qR8TzOb