Së paku 50 metra gyp nëntokësorë që sjellë gazin rus për në Gjermani, mendohet se është shkatërruar nga shpërthimi muajin e kaluar, raporton BBC.
Një video e bërë nga një kompani robotike norvegjeze, që është publikuar në faqen suedeze “Expressen”, ka shfaqur prishjen masive të gypit “Nord Stream 1”.
Policia daneze beson se “shpërthimi masiv” ka bërë katër vrima në gypin Nord Stream 1 dhe po ashtu Nord Stream 2.
Është ende e paqartë se kush apo çfarë ka shkaktuar prodhimin, ndërsa ka dyshime për sabotazhë.
Dërgesat e gazit janë pezulluar që nga shpërthimi i 26 shtatorit, nëpërmjet gypave që kalojnë nga Deti Baltik.
Kremlini ka akuzuar hetuesit perëndimorë se po kërkojnë të fajësojnë Rusinë për dëmtimin.
Ndërkohë Perëndimi ka aluduar se Rusia është fajtore për shpërthimi.
Edhe
Sasi të vogla gazi shfaqen shkurtimisht në gazsjellësin rus Nord Stream 1
“Blueye Robotics” ka përdorur dronë nënujorë për të filmuar ngjarjen.
Nga filmimet shihet se pjesë të gypit janë duke munguar apo janë varrosur në shtratin e detit.
“Vetëm një forcë ekstreme mund ta deformojë ashtu një metal të trashë në mënyrë siç po e shohim”, ka thënë operatori i dronit Trondf Larsen.
-
Rusia pretendon se dëmtimi i Nord Stream është bërë qëllimshëm
-
Gjermania lëshon urdhër arrest për një ukrainas lidhur me shpërthimin në gazsjellësin Nord Stream
-
Suedia mbyll hetimet për “Nord Stream”, çka e shkaktoi shpërthimin?
-
Suedia i mbyll hetimet për shpërthimet në tubacionin “Nord Stream”, thotë se s’ka më juridiksion