Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se lëvizja e armëve bërthamore ruse në territorin bjellorus nënkupton “përshkallëzim të papërgjegjshëm” dhe kërcënim të sigurisë evropiane.
Ai shkroi në Twitter të dielën se Bjellorusia ende mund ta ndalojë këtë, në të kundërtën, Borrell theksoi se Bashkimin Evropian është i gatshëm të përgjigjet me sanksione.
“Bjellorusia ende mund ta ndalojë atë, është zgjedhja e tyre. BE-ja është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme”, shkroi ai.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë.
Për këtë kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se s’kanë parë lëvizje të tilla ende.
-
Borrelli akuzon Putinin për “bixhoz bërthamor”
-
Putini konfirmon se ka çuar armë bërthamore në Bjellorusi
-
Putini thotë se Rusia dhe Bjellorusia po ndërtojnë bashkëpunim ushtarak
-
Konfirmohet vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi
-
Rusia mund të çojë armë bërthamore në Bjellorusi, Lukashenko kërcënon me përdorim