Pas zbulimit të një skandali të madh korrupsioni që përfshin ish-zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, ka folur përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Josep Borrell. Në një bisedë në një forum mes BE-së dhe organizatave joqeveritare të mbajtur në Bruksel, Borrell ka thënë se të gjithë duhet të marrin pjesë në luftën kundër korrupsionit.
"Lufta kundër korrupsionit është diçka për të cilën duhet punuar dhe zhdukur. Korrupsioni, me sa duket, është një farë e keqe që rritet kudo dhe prandaj është e nevojshme të kontrollohet gjithçka", ka thënë Borrell.
Ai ka theksuar se gjërat që kanë ndodhur në Parlamentin Evropian nuk duhet të fshihen.
"Ajo që ndodhi në Parlamentin Evropian nuk duhet të fshihet. Kjo dëshmon se sa serioze dhe e rëndësishme është kjo temë për sistemin tonë politik. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, i gjithë kredibiliteti i jashtëm i BE-së varet shumë nga mënyra se si i qasemi kësaj çështjeje“, shtoi shefi i diplomacisë evropiane.
Borrell kishte një mesazh edhe për kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili u tall me ngjarjet në Parlamentin Evropian me një postim në Twitter.
Edhe
Prokurorët belgë hetojnë korrupsionin në Parlamentin Evropian, disa të arrestuar
“Kur shoh që disa njerëz qeshin me ne, duke thënë se ne ankohemi për korrupsionin në vendet e tyre dhe se duhet të shikojmë se çfarë po ndodh në vendin tonë... Epo, të paktën këtu zbulojmë dhe bëjmë diçka. Ka përgjegjësi”, përfundoi Borrell.
Kaili i ka hedhur poshtë akuzat e skandalit të marrjes së ryshfetit nga nikoqiri i Botërorit të futbollit.
-
Borrell: Dialogu ka nevojë për guxim dhe vullnet politik
-
Borrelli takon kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor, Gërvalla lobon për anëtarësim
-
Borrell: BE-ja e gatshme të marrë masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk shihet progresi
-
Borrell: Shtetet anëtare të gatshme të marrin masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk ka progres