Gjatë punimeve ndërtimore në Berlin, të martën është gjetur një bombë e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, me peshë 250 kilogramë.
Bomba do të hiqet të mërkurën, raporton “Bild”.
Mjeti shpërthyes u gjet pak para mesditës nga punëtorët në një kantier ndërtimi në lagjen “Schmargendorf” të Berlinit. Duke qenë se bomba nuk përbën rrezik të menjëhershëm, policia njoftoi se do të hiqet të mërkurën.
Afrimi në vendin ku ndodhet bomba është i mbyllur dhe policia do të jetë në shërbim në atë vend deri në largimin e saj. Për arsye sigurie, zona në një rreze prej 500 metrash rreth bombës u bllokua.
Sipas njoftimeve të policisë, është urdhëruar evakuimi i rreth 7500 personave që jetojnë në 30 blloqe banimi./Euronews Albania
-
Mijëra persona u evakuuan në Paris ndërsa u shpërthye një bombë e Luftës së Dytë Botërore
-
Mijëra njerëz evakuohen në Koln të Gjermanisë shkaku i bombës së Luftës së Dytë Botërore
-
Bomba e Luftës së Dytë Botërore shkakton ndër evakuimet më të mëdha në Angli
-
Gjermania teston aftësinë për t’u përballur me kërcënime, përfshirë ato bërthamore
-
Forcat gjermane kryejnë stërvitje në një stacion metroje në Berlin