Kompania për prodhimin e aeroplanëve Boeing, ka njoftuar linjat ajrore se deri në fund të muajit mars do të lansojë softuerin e ri për modelin 737 Max.
Ky lloj i aeroplanit është jashtë përdorimit, pasi një i tillë u rrëzua në Etiopi, duke lënë të vdekur 157 personat në bord, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërditësimi i ri i Softuerit do të kufizojë operimin e sistemit të sigurisë MCAS që deri më tani përdorej tek aeroplanët 737 Max.
Gjithashtu do të ketë ndryshime edhe në sistemin paralajmërues në kabinën e pilotëve. Ende mbetet e paqartë se për sa kohë nuk do të operojë modeli 737 Max.